Detaje të reja për vrasjen e gazetares malteze, fëmijët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Detaje të reja mbi vrasjen e gazetares malteze, Daphne Caruana Galizia.

Siç bëjnë të ditur mediat e Maltës, eksplozivi që hodhi në erë gazetaren investigative është vënë në lëvizje me celular.

Bëhet fjalë për gjysëm kilogram tritol që ishte vënë poshtë sediljes së pasagjerit dhe prokurorët shpresojnë që të rikuperojnë materialet që ndodhen në laptopin e gazetares, i cili ishte në sediljen e pasme të makinës.

Ndërkaq, fëmijët e gazetares kanë kërkuar menjëherë dorëheqjen e kryeministrit Joseph Muscat, pasi sipas tyre është i implikuar në sulmet ndaj nënës së tyre. 

Share With:
Translate »
595 Views