Shkollat, ministria rikthen pushimet e Prillit

Ashtu si një vit më parë, edhe sivjet shkollat do të fillojnë në mes të Shtatorit. Sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, viti shkollor do të nisë më 12 Shtator. Ndryshe nga vite më parë, nxënësit e sistemit bazë do të kenë  1 javë pushim më shumë gjatë vitit shkollor.

“Çfarë ndryshon me vitin e mëparshëm shkollor është data e fillimit që fillon më 12 Shtator dhe përfundon më 14 Qershor për të gjithë ciklin e arsimit parauniversitar. Ky vit do ketë edhe një javë më tepër pushime në fund të periudhës së dytë mësimore. Pra në fund të muajit Mars, fillimi i prillit cikli i arsimit 9 vjeçar do të ketë edhe një javë pushimesh”.

Një tjetër ndryshim i strukturës së vitit të ri shkollor është edhe vlerësimi i nxënësve, i cili këtë vit është thjeshtëzuar në 3 komponentë nga 5 që ishte më parë.

“Vlerësimi i nxënësve do të ketë tre komponentë, atë të vazhduar, atë me test ose detyrë përmbledhëse dhe atë të projektit kurrikular. Më përpara  nxënësit kishin edhe vlerësimin e portofolit të tyre dhe  projektet kurrikulare”.

Kjo strukturë më një javë pushime për ciklin e arsimit parauniversitar ka qenë edhe para 5 vitesh në Shqipëri.

Share With:
Translate »
14 Views