Shkollat shqipe | Emigracioni po mbyll shkollat në Shqipëri, por po hapen në Evropë

Gjatë viteve të fundit numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme është ulur në mënyrë të pandalshme.  Pakësimi i nxënësve që po çon në mbylljen apo bashkimin e shkollave, e kjo po ndodh kryesisht në fshatra.

Gjithsesi këtu po mbyllen, por në BE po hapen shkollat shqipe.

Shkolla shqipe ka në Gjermani, Zvicër, Greqi, Itali, SHBA etj.

Sipas një kronike nga A2 në Gjerman, vetë nxënësit tregojnë se vijnë me dëshirë për të mësuar gjuhën shqipe edhe pse kanë lindur në Gjermani.

 “Jam nga Durrësi” thotë një djalë, “jam nga Lipjani i Kosovës, po e mësoj shqipen se është gjuha e nënës sime”, thotë Kaltrina e vogël.

Dihet se në shkollat shqipe shumica e nxënësve janë shqiptarë të Kosovës, ndërsa pjesmarrja e shqiptarëve të Shqipërisë mbetet e ulët.

 “Qëllimi kryesor është që fëmijët të flasin gjuhën me prindërit, ndërkohë që në shkollë të mësohet shkrimi  dhe leximi. Pjesëmarrja e fëmijëve në klasë është me 97% nga Kosova, ndërkohë që nga Shqipëria pjesëmarrja është e ulët”, thotë mësuesja Teuta Dervishi për A2.

Kujtojmë se edhe Ministria e Arsimit gjermane në fund të studimeve e njeh gjuhën shqipe dhe ia u konsideron nxënësve si gjuhë shtesë të huaj e kjo padyshim është arritje nga përpjekja e vazhdueshme e diasporës shqiptare.

Share With:
Translate »
126 Views