Shokët menduan se po tallej/ Si humbi jetën në lumë 31 vjeçari, babai i një një vajze

Ndërsa një 39 vjeçar sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar një 14-vjeçar që po mbytej në lumin Buna, duke mos arritur ta shpëtonte atë dhe veten, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur në lumin Vjosa, ku edhe pse shoku i tyre ishte duke u mbytur, shokët nuk e kanë ndihmuar pasi kanë menduar se po bënte shaka.

Kjo është historia tragjike e 31 vjeçarit Armando Begaj, që humbi jetën mesditën e sotme në ujërat e lumit Vjosa, ku ishte futur për t’u larë me shokët.

Begaj nga fshati Gorishovë, ishte i martuar dhe kishte një vajzë.

Në momentin kur ka qenë duke u larë, ai ka ndjerë vështirësi duke kërkuar ndihmë nga dy shokët e tij, të cilët e kanë marrë si shaka.

Më pas kur kanë parë që trupi i tij po fundosej ata kanë kërkuar ndihmë por përpjekja e tyre ka qenë e kotë.

Share With:



350 Views