Shokon këngëtarja e famshe: Tentova të vras veten në moshën 7 vjeçare
Demi Lovato ka bërë një zbulim shokues mbi jetën e saj. Këngëtarja ka zbuluar se në moshën 7 vjeçare ka tentuar të vrasë veten.
Lovata tha se kishte raste kur nëna e saj kishte frikë ta zgjonte sepse nuk e dinte nëse do të ishte gjallë apo jo.
“Kur isha 7 vjeçe e dija se nëse do ti jepja fund jetës sime dhimbja do të përfundonte,”-tha ajo për prezantuesin e US TV, Phil.
25-vjeçarja tregoi se kishte mendime vetëvrasëse kur po luftonte me depresionin dhe çrregullimin e saj bipolar.
Ajo ka qenë gjithmonë e hapur rreth luftës së saj me shëndetin mendor, duke përfshirë abuzimimin me substancat, çrregullimet e të ushqyerit dhe depresionin.
Këngëtarja u ka ofruar fansave të saj që kanë blerë blieta në turneun e fundit muzikor terapi falas.
Demi i tha Phil se mendimet e saj vetëvrasëse ishin të nxitura nga trishtimi, vetmia dhe depresioni.
Ajo beson se një pjesë e madhe e gjendjes së saj është shkaktuar nga problemet që kishte me të atin.
Babai i saj, i cili vdiq në vitin 2013 vuan nga probleme mendore dhe nuk kishte në gjendje që të mbante një familje.