Shokuese/Babai shqiptar mbyll fëmijët në bodrum dhe i lë dy ditë pa ngrënë dhe pa pirë

Një ngjarje me përmasa të rënda është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Pejës! Një baba shqiptar ka mbyllur për dy ditë brenda në bodrumin e shtëpisë katër fëmijët e tij dhe i ka lënë pa bukë dhe pa ujë.

Ka qenë gjyshi i familjes ai që ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa babai i identifikuar me inicialet R.Z është arrestuar nga autoritetet policore. Vajza më e madhe e tij është 15 vjeçe, teksa mësohet se ai ka ushtruar herë pas here dhunë fizike ndaj saj.

Gjyshi i fëmijëve ka rrëfyer se nuk ka arritur që ta ndalojë dot për shkak të shëndetit fizik të dobët që ka dhe është detyruar që këtë çështje ta lërë në duart e policisë.

Tashmë rasti po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Pejë. Babai i katër fëmijëve është dërguar në Qendrën e Shëndetit Mendor, ku ka kryer kontrolle mjekësore dhe rezulton të ketë probleme të shëndetit mendor.

Neuropsikiatri Nysret Pepaj është shprehur për mediat kosovare se burri ne fjalë është pacient i njohur për këtë qendër, pasi ka pasur edhe më herët probleme.

Pacienti është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë në Spitalin Regjional të Pejës dhe po qëndron aktualisht në dhomë izolimi, pasi mjekët kanë konstatuar sjellje agresive tek ai.

Share With:
Translate »
666 Views