Shokuese/ Gjendet e vrarë 14-vjeçarja e zhdukur në Shkup

Është gjetur e vrarë 14-vjeçarja Vanja Gjorçevska e zhdukur që nga 27 nëntori në Shkup. E mitura po kthehej nga shkolla kur është rrëmbyer me një automjet pranë shtëpisë së saj. Që nga ajo ditë kishte filluar një operacion i gjerë kërkimi, por pa asnjë rezultat. Këtë të diel, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria njoftuan se ajo u gjet e pajetë pasi është vrarë që ditën kur u rrëmbye

Në afërsi të trupit të pajetë të Vanjës, është gjetur edhe një person tjetër i vrarë i moshës 74-vjeçare, edhe ky i shpallur i zhdukur që nga 24 nëntori nga familjarë të tij. Dyshohet se janë të njëjtët autorë që kanë vrarë të dy peronat. Autoritetet njoftuan se kanë identifikuar 5 të dyshuar për këtë ngjarje. 4 janë arrestuar ndërsa njëri është në arrati jashtë vendit. Sipas policisë synimi i autorëve ishte marrja e organeve.

Policia e RMV njofton se ka gjetur edhe një makinë e djegur e tipit “Citroen” dhe pas ekspertizës janë siguruar dëshmi materiale për implikimin e personave të dyshuar. Autoritetet thonë se ndryshe nga të gjitha spekulimet dhe dezinformatat, sipas së cilave ky rast ka prapavijë etnike dhe se autorët mund të ishin shqiptarë, njoftohet se “të gjithë të dyshuarit i takojnë përkatësisë etnike maqedonase

Ishte zhukur prej 7 ditësh, gjendet trupi i pajetë i 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut

Share With:
Translate »
67 Views