“Dajë, e kemi harruar mamin në makinë” – vëllai i Liridonës tregon se çfarë i thanë nipërit

Vëllai i Liridona Ademaj-Murseli, Leondard Ademaj pas seancës gjyqësore ka treguar detaje të reja nga dita kur ndodhi vrasja e motrës së tij në sy të fëmijëve, ngjarje për të cilin janë arrestuar bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë.

leonard-770x394

Për mediat në Kosova ai ka treguar edhe fjalët që i kanë thënë fëmijet, që sipas tij ende nuk e kanë marrë vesh që nëna e tyre nuk jeton më.

“Dajë na kanë dal përpara na kanë sulmuar, na kanë lyp paret, nuk ja kemi dhënë. Kemi qenë në makinë, na ka marrë babi kemi ec rrugës, e kemi harru mamin në makinë”, tregon vëllai i së ndjerës se çfarë i thanë fëmijët.

“Unë isha në punë dhe më telefonoi gruaja më tha që e kanë vrarë Liridonën, unë mendova që djalin e axhës sepse ai e ka emrin Liridon. Gjendja në shtëpi ka qenë shumë keq, prindërit kanë qenë të shokuar. Nuk dojsha me besu që Liridona ka vdekë, kam shkuar në spital Gjakovë dhe kam kërkuar me ju jep qetësues prindërve dhe vazhduam rrugën për në Prishtinë”, ka treguar me tej Leonard Ademaj.

Share With:
Translate »
55 Views