“Shoqe të ngushta përjetë”, Olta Boka ndan imazhin e rrallë me të bijën 9 muaj pas ardhjes në jetë

Ditën e sotme e vogla e Olta Bokës, Gaia, feston 9 mujorin e  lindjes. Vogëlushja erdhi në jetë në datë 15 korrik të vitit të shkuar dhe sot ajo feston po aq muaj në këtë botë sa qëndroi edhe në barkun e mamit. Këto kohë Olta është treguar shumë e rezervuar dhe fotot që ka ndarë me vajzën numërohen me gishtat e njërës dorë. Mirëpo sot këngëtarja e ka “thyer rregullin” e saj dhe ka publikuar një foto të rrallë me të bijën.

Olta shihet duke pozuar përkrah Gaias, ndërkohë që asaj i dallohen vetëm flokët, sepse Olta është përpjekur që t’ja fshehë fytyrën. Pas publikimit të fotos, Olta ka treguar se arsyeja pse ndryshoi ngjyrën e flokëve ishte që të dukej njësoj me vajzën e saj.

“9 muaj në bark + 9 muaj jashtë barkut. Shoqe të ngushta përjetë. 15 korrik 2020- 15 prill 2021. P.S: Mund të kuptoni që arsyeja përse ndryshova ngjyrën e flokëve ishte të bëhesha matchy-matchy me Gaian”, ka shkruar Olta përkrah fotos.

 

Olta Boka u bë nënë për herë të parë verën që lamë pas, kur solli në jetë vogëlushen Gaia. Pak para se të lindte vajzën, Olta na prezantoi publikisht me partnerin e saj, Iv Rrokaj, edhe pse lidhja e tyre përflitej lart e poshtë prej muajsh. Në momentin që zbuloi shtatzëninë e saj, këngëtarja publikoi për herë të parë foto në rrjete sociale me të.

Share With:
Translate »
173 Views