Shpërthimi i gazit shuan familjen Gjoka, pas 2 motrave e nënës humb jetën edhe Enriku 12-vjeçar

Ka marrë përmasa tragjike ngjarja e ndodhur në muajin korrik të këtij viti ku një bombol gazi shpërtheu në biznesin e familjes Gjoka në Velipojë. Ashtu si nënë dhe dy motrat e tij, fat tragjik kishte edhe djali i mitur i familjes Enrik Gjoka, i cili raportohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali.

Enriku ishte në intubim dhe pavarësisht luftës që ai bëri me plagët e shkaktuara nga zjarri prej disa javësh në një spital në Itali nuk ka mundur të mbijetojë. Vetëm 4 ditë më parë, ndërroi jetë nëna e Enrikut, Aleketa Gjoka e cila po ashtu nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga zjarri i tragjedisë që shoi familjen.

Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë. Ngjarja tragjike ndodhi më 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët. . Plagëve të marra nga flakët nuk mundi t’u mbijetojë Danjela Gjoka 19-vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe dhe së fundmi betejën e humbi edhe Enriku 12 vjeç.

Në atë kohë, sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen sapo e ka ndezur gazi i shpërndarë nga bombola e gatimit ka shpërthyer duke shkuar deri tek dhoma e fëmijëve.

 

Share With:
Translate »
68 Views