Shpërthimi prej nëne i mamasë së Viola Spiros për lajmet e fundit në jetën e personale të së bijës

Lajmi i dy ditëve të fundit që është shpërndarë në mediat italiane dhe ato shqiptare, për arrestimin e të dashurit të moderatores së njohur të ekranit Viola Spiro, ka sjellë sot një reagim të ashpër edhe të mamasë së Violës, Brunilda Spiro, e cila, në një reagim të gjatë në profilin e saj në Facebook, ka shpërthyer kundër të gjithëve. Duke iu kundërvënë gazetarëve që në hyrje të statusit të saj, Brunilda Spiro ka një akuzë të hapur: “Ktheni pasqyrën nga vetja! Larg gjuhet e liga nga vajzat e mia! Nëse do mundesha, do ju thyeja gishtat, ju gazetarëve, do ju nxirrja sytë, do ju shkurtoja gjuhën dhe kjo mizori do më falej nga e drejta e mëmësisë. Njësoj si klloçka, që i nxjerr sytë gjithkujt, që ngacmon zogjtë e saj.

Por pa i lënë me kaq akuzat, Brunilda vijon me të gjitha ata të rinj që i kanë paragjykuar vajzat e saj, të cilat kanë bërë gjithmonë punë të ndershme e kanë sakrifikuar për t’i siguruar të gjithë me punën e tyre të pastër.

Meqenëse prej disa kohësh, e ëma e Violës jeton në Amerikë, ajo nuk është pranë së bijës në këtë moment të vështirë dhe për këtë, i kërkon falje edhe publikisht: “… i kërkoj falje vajzës, që nuk mundem ta mbroj, kur e njoh shumë mirë dhe është vajza që do donte çdo nënë. E bukur natyralisht, inteligjente, e dashur dhe thjesht si gjithë njerëzit e kësaj kohe dhe bote, që po humb ekuilibrin, përpiqet të mbijetojë me punën e saj, me nder, pa u bërë pre e presioneve të asnjë drejtuesi. i kërkoj falje që nuk ia mbroj dot dashurinë e saj, që po ia kthejnë në pazar lekësh, se dashuria e saj është dashuri. i kërkoj falje që nuk e mbroj dot dhe nuk jam pranë saj, sot që ka nevoje dhe nuk ia fshij dot lotët…” – shkruan Brunilda në profilin e saj.

Valentin Selaj, i dashuri i Viola Spiros, është ndaluar nga shteti italian për trafik ndërkombëtar droge. Lajmi që u bë publik nga mediat italiane, të cilat shkruajnë se ishin prej kohësh në kërkim të këtij grupi, për të cilin dyshohej se ishte i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Share With:



641 Views