Shpëtoi nxënësit nga plumbat, kjo është heroina e masakrës së Floridës

Veprimet prej një heroine të një mësuesje në shkollën e mesme të Floridës janë përshëndetur nga të gjithë, pasi ajo ndihmoi në shpëtimin e jetës së nxënësve të saj.

Shanthi Visëanathan, e kuptoi se diçka ishte e gabuar kur një alarm i dytë zjarri ra në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas”ne Florida.

Në vend që t’i linte nxënësit e saj të largoheshin nga klasa mësuesja i urdhëroi të shtriheshin në dysheme dhe të vendosnin cantat në dritare, kështu që askush nuk mund të shihte.

Mësuesja pohoi se mendimi i saj i shpejtë ndihmoi të shpëtojë jetën e nxënësve të saj.

Mësuesja rrëfeu se mbylli deren dhe se dikur erdhi ta hapte me forcë por nuk mundi dhe u largua, ajo ishte e pasigurtë që mund të ketë qenë një mashtrim nga ana e personit të armatosur për të fituar qasje në dhomë.

Video dhe imazhe tronditëse u postuan në internet nga studentët kur Nikolas Cruz vrau 17 njerëz.

Share With:
Translate »
581 Views