Beteja për mbijetesë, foshnja 7 ditësh iu nënshtrua operacionit në zemër
Një nënë ka postuar fotografitë e pabesueshme të operacionit në zemër të foshnjës së saj, kur ai ishte vetëm shtatë ditësh.
Aimee Roberts, 25 vjeç, u tmerrua kur një skanim menjëherë pas lindjes tregoi se Leo vuante nga probleme në zemër.
Mjekët iu thanë se djali i tyre do të kishte nevojë për kirurgji të hapur dhe iu kërkua të përgatiteshin për më të keqen.
Në raste të rralla, defekte në zemër ndonjëherë mund të kërkojnë një operacion të menjëhershëm pas lindjes për të siguruar shansin më të mirë për mbijetesë.
Aimee mes lotësh u shpreh se ‘nuk kishte qarë aq shumë’ më parë, sesa kur ia vendosi djalin në krah anestezistit.
Ndonëse operacioni shkoi me sukses, një javë më vonë Leo mori një infeksion, duke kërkuar sërish ndërthyrjen e mjekëve. Ata më pas e lanë të hapur kraharorin për të ndërhyrë në rast emergjence.
Por, fatmirësisht çdo gjë shkoi shumë mirë.
Në shenjë mirënjohje ndaj stafit mjekësor, prindërit e vogëlushit Leo kanë hapur një faqe për të mbledhur fonde të cilat do t’ja dhurojnë spitalit dhe pavionit që u kujdes për vogëlushin dhe vetë prindërit.