Shqiptare e rritur në Angli, Dua Lipa ndan momentin tipik shqiptar të familjes

Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare po thyen rrjetin me këngët e saj dhe me suksesin që aktualisht po përjeton. Së fundmi ajo ka treguar se ka shkuar në një udhëtim drejt Franës. Ai që dukej si një udhëtim pune në fakt nuk është vetëm aq. Dua është e shoqëruar nga prindërit e saj dhe i dashuri me të cilin është rikthyer së fundmi.

Pas performancave duket se të gjithë kohën e kalon me familjen duke vizituar vendet më të bukura të Francës. Përpara pak orësh, këngëtarja ka ndarë sërish disa momente duke drekuar me personat që e shoqërojnë. Mes tyre është edhe një mik i cili mesa duket është kthyer edhe në udhërrëfyes gjatë vizitës në qytetin e Parisit.

Edhe njëherë tjetër Dua na ka treguar se origjina shqiptare i ndjek familjarisht në çdo hap. Me anë të një video ajo ka treguar një nga momentet më gazmore që është padyshim tipiku shqiptar. Babai i saj dhe miku i ftuar pranë tyre diskutojnë hapur për pagesën e drekës. Ata ‘grinden’ për të paguar dhe asnjëri nuk hap rrugë. Krahas videos Dua Lipa shkruan: “Kur përpiqesh ta pagush faturën në stilin ballkanas”.

 

Share With:
Translate »
836 Views