Shtatzënë dhe me stil, jua thotë blogerja shqiptare
Angazhimi i blogeres në Shqipëri është i ri dhe është e rrallë të gjesh në faqet e tyre shumë etapa të jetës. Konkretisht një blogere shqiptare shtatzënë nuk na vjen në mendje me lehtësi, por tani kemi Amanda Dakon, arkitekte interieri në profesion dhe fashion lover me një blog të sajin, amandeblog, ku së fundmi ka postuar edhe foto nga shtatzënia.
Amanda është partnerja e Dj Vicky-t dhe pas një historie të gjatë, prej disa muajsh janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që e ka detyruar mamanë e ardhshme të përshtasë veshjet me format e reja trupore.
Gjithsesi Amanda nuk ka pasur asnjë vështirësi për t’u dukur stil edhe gjatë këtyre muajve.
“Në muajt e shtatzënisë, të qenit rehatshëm qenka e vetmja gjë që mund të mendosh! Këto muaj nuk kam lënë pantallona pa shqepur në pjesën e belit! Të gjesh veshje të rehatshme dhe stylish është shumë e rëndësishme për t’u ndier mirë me veten dhe me trupin! Fustanet pas trupit me ngjyrë të errët janë gjithmonë një ide shumë e mirë! Të tregojnë më elegante! Muajt e parë të shtatzënisë nuk kanë qenë të lehtë, ndaj ky është seti i parë fotografik që bëj pas një periudhe pushimi! Rastësia më e bukur është se në këtë pritje të ëmbël nuk jam vetëm, shoqja ime e ngushtë gjithashtu pret një beb! Shoqet e vërteta nuk të lenë asnjëherë vetem”, e përshkruan Amanda grupin e fotove të postimit të ri.
Ia ka bërë edhe më të vështirë detyrën vetes, duke i bashkuar shtatzënisë dhe stilit, edhe plazhin dhe përsëri ia ka dalë me shumë elegancë.
Por edhe fotot casual janë shumë të bukura.
Një katalog stili edhe për të gjitha femrat shtatzënë. /RC