Shtatzënë për herë të parë, Afërdita dhe Jakub zbulojnë gjininë e bebit

Dy vite më parë, këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj u kurorëzua në martesë me lojtarin e hokejit, Jakub Kindl. Dyshja kanë treguar se gëzojnë një martesë të shëndetshme, mes momenteve të bukura, surprizave dhe emocioneve të ndryshme.

Së fundmi, Afërdita ka ndarë me ndjekësit lajmin më të ëmbël. Ajo dhe Jakubi do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Këngëtarja është në pritje të një djali dhe gjininë e bebit e ka zbuluar me videon më ëmbël.

Çifti kanë organizuar një festë, gjatë së cilës shfaqen shumë të lumtur dhe të emocionuar. “Do të bëhemi me djalë! Vogëlushi Kindl po vjen, mars 2021”, ka shkruar Afërdita krahas videos.

Share With:
Translate »
482 Views