Shtesa e popullsisë në 2021, negative

Shtesa natyrore e popullsisë njohu përkeqësim në 9 muajt e parë të vitit 2021, duke shënuar vlera negative. Kështu, sipas të dhënave të INSTAT për periudhën Janar-Shtator 2021, numri i vdekjeve e tejkaloi totalin e lindjeve me 2068 persona, për rrjedhojë duke sjellë një ulje të numrit të popullsisë në vend.

Tendenca në rënie e lindshmërisë është bërë edhe më e theksuar gjatë viteve të fundit, ndërkohë që nga ana tjetër pandemia e Covid-19 rriti numrin e fataliteteve.  Në vitin 2016 shënoheshin në total rreth 10 300 lindje me shumë se sa vdekje, ndërkohë që në 2020ën, diferenca mes tyre ishte vetëm me 470 lindje më shumë.

Një nga arsye kryesore për rënien e vazhdueshme të  shtesës natyrore është niveli i lartë i emigracionit ne dekadat e fundit dhe rënia e fertilitetit. Sipas INSTAT, vetëm gjatë vitit 2011 deri 2019 janë larguar nga vendi mbi 360 mijë persona, ose 13% e popullsisë banuese në vitin 2011 e cila përkon po ashtu me moshën me aktive në vend.

Share With:
Translate »
143 Views