Shteti francez kërkon të dëbojë familjen shqiptare me 6 anëtarë, banorët iu dalin në mbrojtje

Francë- Një familje shqiptare e përbërë nga 6 anëtarë dhe që jeton prej 5 vitesh në Francë po përballet me dëbimin nga shteti francez.

Familja Tahiri mbërriti në Francë pesë vite më parë dhe tani jetojnë në Pau, rrethi i Zaragozës. Sot, prefektura e Pyrenees-Atlantiques po u kërkon atyre të largohen ndërsa banorët e lagjes kanë dalë kundër këtij vendimi.

Antonio Tahiri është kryefamiljari që punon si suvaxhi, me kontratë të përhershme:

Unë jam në industrinë e ndërtimit, bëj gjithçka.

Gruaja e tij, Glykérie merret me fëmijët Maria, 8 muajshe që ka lindur në Francë dhe tre të tjerët, Konstantina, Fabio dhe Lorenco që shkojnë të gjithë në shkollë.

Por pavarësisht kësaj leja e tyre e qëndrimit nuk është më e vlefshme dhe ata kanë marrë detyrimin për t’u larguar nga territori francez dhe nga prefektura e Pyrenees-Atlantiques.

Por kryefamiljari Tahiri e kundërshton këtë vendim:

Unë nuk mund të kthehem në vendin tim, kam probleme atje.

Banorët e lagjes kanë planifikuar një tubim para prefekturës. Ata nuk duan që familja Tahiri të largohet pasi kanë krijuar miqësi me ta dhe i vlerësojnë shumë.

Pse duhet të kthehet kjo familje në Shqipëri? Ata nuk përbëjnë problem, janë të integruar personalisht dhe profesionalisht.

Motivimet e prefekturës nuk i kupton as avokati i tyre, Henri Moura:

Babai është suvaxhi, është një profesion i kërkuar pasi ka nevojë për fuqi punëtore.

Banorët kanë bërë thirrje për tubim të mërkurën e datës 5 prill në orën 15:00 para prefekturës në Pau. Një peticion për ndalimin e dëbimit të tyre po qarkullon gjithashtu në internet.

Share With:
Translate »
77 Views