Shtimi në peshë gjatë shtatzanisë

Rekomandimet per shtimin ne peshe dhe te ushqyerit gjate shtatzanise kane evoluar shume gjate 30 viteve te fundit. Kerkimet shkencore tregojne se te ushqyerit e nenes,ndikon thellesisht ne rritjen dhe zhvillimin e fetusit (embrionit). Komunteti shkencor ka permbledhur disa rekomandime specifike per ushqyerjen ne shtatzani duke i rifreskuar te dhenat per nevojat e grave shtatzane per cdo nutrient ne vecanti.
Shtimi jo i mjaftueshem ne peshe i nenes eshte shoqeruar me rrezik per lindjen e nje foshnje nenpeshe, probleme zhvillimi dhe vdekshmeri.

Shtimi total ne peshe:
Shtimi ne peshe gjate shtatzanise eshte i individualizuar perkatesisht me indeksin trupor te gruas para shtatzanise, dhe bazohen ne nje shtim i cili i siguron femijes nje peshe perfundimtare te pakten 3kg:

Indeksi Trupor para shtatzanise (kg/m2)

Grate me shtat te shkurter duhet ti referohen normave afer minimumit.
Per grate qe kane binjake nje shtim ne peshe rreth 20 – 22kg eshte optimal.

Shtimi ne peshe gjate shtatzanise konsiston ne:

Embrioni 3,5kg
Placenta 0,5kg
Uji amniotic 1kg
Mitra 0,5
Shtimi i gjakut 1,5kg
Gjoksi 1kg
Lengje jashteqelizore 2 kile
Dhjam 2kg

Ritmi i shtimit ne peshe:

Tremujorin e pare te shtatzanise rekomandohet te shtohen 1-2kg
Ne tremujorin e 2te dhe te 3te ku normalisht ndodh dhe pjesa madhore e rritjes dhe zhvillimit te fetusit, shtimi ne peshe eshte gradual dhe konstant.

Per grate qe kane peshe normale perpara shtatzanise, rekomandohet nje shtim ne peshe me nje ritem perafersisht 0,5kg ne jave gjate tremujorit te dyte, dhe pak me pak (rreth 0,4kg/jave) gjate tremujorit te trete.
Grate nen peshe do kene nevoje per nje shtim ne peshe lehtesisht me shume dhe grate mbi peshe lehtesisht me pak per te arritur objektivat perfundimtare te peshes.

Per grate qe kane binjake rekomandohet nje shtim ne peshe si me poshte:
Per indeks trupor < 19: shtimi = 0,8kg/jave
Per indeks trupor 19 – 25: shtimi = 0,7kg/jave

Si ta ndjekim peshen tone?

Shtimi ne peshe duhet te jete gradual
Ne rastet kur pesha rritet shume me shume se cduhet mund te reflektoje ne mbajtje lengjesh – nje nga simptomat e proeklampsise ose hipertensjonit te shkaktuar nga shtatzania.
Mire eshte te perdoren grafiket e shtimit ne peshe per te ndjekur ecurine optimale te saj gjate shtatzanise, jave pas jave Nese shihet nje shtim i ulet ne peshe ose i ngadalte duhet inkurajuar gruaja te konsumoje 5 vakte te vogla ne dite sesa 3 te medha.

Share With:
Translate »
4981 Views