Çfarë është dhe si parandalohet dermatiti i pelenave?

Dermatiti i pelenave eshte inflamacion I lekures te femijeve qe prek zonen e mbuluar nga pelenat, dmth pjesen e vitheve dhe zonen gjenitale. Behet fjale per nje inflamacion klasik, qe e perjetojne pothuajse te gjithe femijet ne 2 vitet e para te jetes dhe sidomos midis muajit te 9 dhe 12, kur rrine te ulur per nje kohe te gjate. Forma me e zakonshme, nga irritimi (dermatiti irritues), shfaqet me skuqje te lekures, qe ne disa raste duket sikur fryhet dhe nxehet gjate prekjes. Eritema mund te limitohet ose shtohet duke prekur ne kete rast edhe pjesen e kofsheve.

Parandalimi:

  • Te ndenjura te thata dhe te pastra. Mbrojtja me e mire kunder eritemes se pelenes eshte thatesia dhe pastertia. Per kete, rregulla e pare e parandalimit eshte shume e thjeshte: nderroni shpesh pelenat dhe hiqeni menjehere sapo te jete ndotur.
  • Lani mire femijen pas cdo nderrimi, vetem me uje ose nese eshte nevojshme, me nje lares neutral. Me mire te evitoni letrat e lagura, sidomos ato me arome dhe me alkool.
  • Fshijeni mire femijen pas larjes, me nje peshqir te bute por pa e ferkuar.
  • Mos I shtrengoni shume pelenat, per te favorizuar keshtu, qarkullimin e ajrit.
  • Nese perdorni pelena me shume perdorime, lajini me detergjente neutral, pa arome, dhe evitoni perdorimin e zbutesve.
  • Kushtojini vemendje ushqimit te femijes, duke identifikuar ato ushqime qe mund te provokojne diarrhea. Nese femijes I duhet te mare antibiotike, kerkojini mjekut tju pershkruaje ne recete dhe probiotike, per te evituar rrezikun e diarrese.

Share With:
Translate »
1132 Views