Shtylla prej druri godet 12-vjeçarin duke e lënë të vdekur

Një 12-vjecar ka humbur jetën pas një aksidenti të tmerrshëm ku është goditur me një shtyllë prej druri.

Ai vdiq rreth orës 4 pasdite të dielën në një fshat të vogël në Skoci. Djali u plagos rëndë kur një shtyllë e madhe telefonike ra mbi të.

Në një njoftim të policisë, zëdhënësi tha: “Në orën 4.40 të pasdites të së dielës, policia u njoftua se një fëmijë është plagosur rëndë pasi i ka rënë një shtyllë druri, e ngjashme me shtyllat telefonike në Kelloholm. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 12-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.”

Kjo tragjedi do ketë ndikim të mdh në komunitet, pasi viktima njihej nga të gjithë. Policia vazhdon hetimet, ndërsa nuk dihet shkaku përse djalit i ka rënë shtylla.

Share With:
Translate »
670 Views