Shumë i ëmbël paska qenë ky shkurt për Floriana Garon

Një vit më parë, kur festoi 30-vjetorin e lindjes, Floriana Garo, ndau me miqtë virtualë emocionin e një përvjetori të veçantë, para të cilit sfidat nuk kishin qenë të pakta. Jo vetëm për përvojat e saj televizive, rrugëtimin e gjatë në ekran, por sidomos edhe për jetën private, të rejat e së cilës Floriana i ka ndarë gjithmonë me miqtë. Sepse gjithmonë ka menduar që ditët e veçanta është mirë të ndahen me të gjithë.

Sot mbusha 30 vjec! Jeta ime ka qene nje rrugetim i mrekullueshem, me uljet dhe ngritjet e saj si cdokush tjeter, por mund te them me bindje se e kam perjetuar dhe shijuar cdo moment. Sa me shume kalon koha, aq me e ndergjegjshme behem. Faleminderit shume te gjitheve qe me jane bashkuar ne rrugetimin tim dhe me kane dhene mbeshtetje gjate viteve. Ditet e vecanta mire eshte te ndahen, ndaj edhe une po e ndaj kete dite me ju!❤ ————- I turned 30 today! – What a wonderful journey my life has been so far, with its highs and lows like every one else, but i can convincingly say that i have been present and savored each moment. The more time passed, the more aware I have become. A big THANK YOU to everyone who has joined my path and supported me through the years! Special days are meant to be shared and that's why I am sharing this with you! ❤ #30thbirthday #awakening #specialmoment #marrakech

A post shared by Floriana Garo (@florianagaro) on

Sot mbusha 30 vjeç! Jeta ime ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm, me uljet dhe ngritjet e saj si çdokush tjetër, por mund të them me bindje se e kam përjetuar dhe shijuar çdo moment. Sa më shumë kalon koha, aq më e ndërgjegjshme bëhem. Faleminderit shumë të gjithëve që më janë bashkuar në rrugëtimin tim dhe më kanë dhënë mbështetje gjatë viteve. Ditët e veçanta mirë është të ndahen, ndaj edhe unë po e ndaj këtë ditë me ju” – shkroi Floriana një vit më parë.

Ndërsa sot, në këtë 31-vjetor, moderatorja akoma nuk e ka ndarë lajmin në Instagram, por vetëm disa urime që i kanë dërguar miqtë e ngushtë, të cilët nuk mund t’ia harrojnë ditën e veçantë.

Mbrëmjen e Shën Valentinit, Floriana e ka kaluar në një ambient të dekoruar anekënd me zemra të kuqe, por pa rrëfyer shumë detaje për festën dhe dedikimet e dashurisë. Nga sa duket, gjithçka flet me gjuhën e dashurisë dhe Floriana, pa dyshim, e ka shijuar të gjithën. Pas pak javësh, ajo do të bëhet nënë e një vajze, ndaj kjo paketë dashurie nuk mund të ishte më e ëmbël se kaq.

 

Share With:
Translate »
663 Views