Shumë pranë lindjes, Eni Koçi na tregon përgatitjet e fundit të saj!

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Para disa ditësh ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.

Dhe surpriza nuk mbaroi me kaq. Çifti simpatik i këngëtarëve, zbuluan gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të parë përmes videoklipit të këngës së tyre të titulluar “Ama”.

E duket se bukuroshja është shumë pranë lindjes dhe me anë të një Instastory të postuar pak më parë, ajo na ka treguar se ka nisur përgatitjet për valixhen e maternitetit dhe ne e marrim me mend sa e entuziasmuar është Eni tani që do të jetë ‘mami’.

Pak me vonesë, por fillova ta bëj gati valixhen e maternitetit më në fund

E para pak javësh, dyshja kanë organizuar ‘babyshower-in’ e bebes dhe njëkohësisht Eni ka festuar dhe ditëlindjen e saj. Këngëtarja ka ndarë me ne disa nga momentet më të bukura nga atmosfera festive.

Share With:
Translate »
124 Views