Shumica e njerëzve mendojnë se kriza klimatike është kërcënim më i madh se pandemia

Sipas një sondazhi, shumica e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar besojnë se kriza klimatike do të ketë një ndikim më të madh te njerëzimi sesa pandemia e koronavirusit. Thinktank Global Future publikoi rezultatet e sondazhit, të kryer në bashkëpunim me Universitetin e  New York-ut, ndërsa konferenca COP26 po zhvillohet në Glasgow këtë javë.

Studimi  zbuloi se në përgjithësi, 78 për qind e njerëzve ishin të frikësuar për urgjencën e ndryshimeve klimatike, me rreth 41 për qind që raportuan se ishin shumë ose jashtëzakonisht të frikësuar. Shqetësimi për ngrohjen globale është pothuajse i njëjtë  tek njerëzit e moshuar dhe të klasës punëtore sa është tek shtresat e reja apo të mesme,  megjithatë kishte disa pabarazi rajonale.

Gati gjysma (43 për qind) e njerëzve që jetojnë në Londër, në lindje dhe në juglindje të Anglisë raportuan nivele të larta frike në lidhje me ndryshimet klimatike, krahasuar me 38 për qind të atyre që jetojnë në veri dhe në zonat e mesme, raporton abcnews.al

Sondazhi zbuloi gjithashtu ndryshime midis niveleve të ankthit për ndryshimet klimatike  tek burrat dhe gratë. Gratë janë më të shqetësuara për ndryshimin e klimës (45 përqind) sesa burrat (36 përqind) dhe kanë më shumë gjasa të ndryshojnë sjelljen e tyre për të ndihmuar në përmirësimin e klimës.

Rreth 40 për qind e grave thanë se kanë ndryshuar mënyrën se si blejnë dhe konsumojnë ushqim për të luftuar ndryshimet klimatike në krahasim me 27 për qind të burrave. Kur u pyetën nëse njerëzit ndryshuan mënyrën e blerjes së rrobave, rezultatet ishin të ngjashme, me pothuajse 34 për qind të grave që thanë PO në krahasim me 16 për qind të burrave.

Ndryshime të tjera të stilit të jetesës përfshijnë ndryshimin e mënyrës se si njerëzit menaxhojnë veprimtaritë e përditshme, nga cilat kompani blejnë, mënyrën se si udhëtojnë, kë votojnë dhe mënyrën se si i shpenzojnë paratë e tyre. Të anketuarit nga grupet e klasës punëtore kishin më pak gjasa të ndryshonin vendimet e tyre për shpenzimet, gjë që autorët mendojnë se mund të jetë për shkak të mungesës së mjeteve materiale.

“Gjetjet tona sfidojnë këto stereotipe dhe sugjerojnë që, ashtu si britanikët kishin më shumë gjasa të pranonin ndryshimet e mëdha në jetën e tyre në përgjigje të pandemisë, ata mund të bëjnë të njëjtën gjë për mjedisin.”

Kylie Bains, bashkëthemelues i Global Future dhe Neil Carter, profesor i politikës në Universitetin e New York-ut, tha: “Ky raport, pavarësisht se zbulon ankthin e përhapur mjedisor, ofron shpresë.

“Në një kohë kur gjoja jemi të pushtuar nga ndarjet,  qoftë politike apo  sociale,  ky raport zbulon një unitet befasues dhe shpresëdhënës.

“Në kundërshtim me stereotipet, ankthi për mjedisin mund të jetë po aq i fortë në një sërë grupesh demografike.

Share With:
Translate »
141 Views