Shurdhimi tek bebet, gjithçka që duhet të dini…

Cilat janë shkaqet e humbjes së dëgjimit tek fëmijët?

Është e qartë se nëse ju, prindërit ose gjyshërit tuaj vuani nga problemet me dëgjim ose humbja e dëgjimit, atëherë ekziston një shans i madh që fëmija juaj të jetë në rrezik. Përveç faktorëve gjenetikë, këtu janë disa shkaqe të zakonshme të humbjes së dëgjimit tek fëmijët.

Ekziston një rrezik i lartë që infeksioni viral mund të ndikojë tek fëmija, nëse vuani nga një i tillë gjatë shtatzënisë, sidomos gjatë tre mujorit të parë të shtatzënisë.

Nëse jeni ekspozuar ndaj rrezeve X kur keni qenë shtatzënë, atëherë logjike që këto rreze mund të ndikojnë në humbjen e dëgjimit tek fetusi.

Shanset e humbjes së dëgjimit ose shurdhimit janë të larta ndër gratë që vuajnë nga hipotiroidizmi gjatë shtatzënisë.

Foshnjat me peshë të ulët lindjeje dhe ata me verdhëz të rëndë neonatale mund të vuajnë nga humbja e dëgjimit.

Si ta dini se fëmija ka probleme dëgjimi?

Dr Tripti thotë se prindërit nuk njohin humbjen e dëgjimit tek foshnjat pasi që nuk ka shenja të dukshme. Megjithatë, mjekët kryejnë një provë për të përcaktuar nëse fëmija mund të dëgjojë ditën tjetër pas lindjes. Në fakt, është sprova e parë që shumica e spitaleve kryejnë. I njohur si OAE, është një vegël dore që vendoset brenda kanalit të veshit dhe mat aktivitetin e veshit të brendshëm. Në disa raste, mjekët përsërisin testin edhe një herë në muaj për të konfirmuar rezultatet. Përderisa mjeku është i bindur për rezultatet, prindërit u kërkohet të përsërisin testin.

Share With:
Translate »
1116 Views