Si e fshehu Kylie Jenner shtatzaninë gjatë muajve të verës?

Kylie Jenner është shtatzënë katër muajshe. 20-vjeçarja është në pritje të fëmijës së saj të parë. Gjatë këtyre katër muajve, motra e Kim Kardashian është munduar që të fshehë shtatzëninë e saj. Por si ia ka dalë?

Duke veshur muajt e fundit rroba të gjëra. Duke qenë se gjithë familja Kardashian ka forma të bëshme, as nuk na kishte shkuar në mendje, se Kylie mund të ishte shtatzënë.

Nga ana tjetër motra e saj Kim, thuhet se do të bëhet nënë në janar. Një nënë surrogate, po mban fëmijën e Kim dhe Kanye, pasi mjekët kanë paralajmëruar Kim se nëse mbetet edhe një herë shtatzënë, rrezikon jetën e saj. /Revista Class

Share With:
Translate »
809 Views