Si e ndau të bijën në dy pjesë, magjistari tregon live momentin “e frikshëm”, shpërthen rrjeti

Justin Flom, një magjistar amerikan, ka zgjedhur të bëjë magji me të bijën. Në një video që ka postuar në profilin e tij, ai pretendon se e ka ndarë në dy pjesë të bijën. Edhe pse në video duket sikur kjo ndodh vërtet, në rrjet dyshimet janë të mëdha, madje edhe nga ata që pretendojnë se e njohin mirë këtë lloj truku.

Në videon që postoi në Facebook, babai amerikan, Justin Flom, tregon se si vogëlushja Haven duket e ndarë në dysh. Siç vihet re edhe nga kjo video, ai ka vendosur në barkun e së bijës dy libra për të ndarë këmbët nga pjesa tjetër e trupit.

Ai përdor dy libra për të prerë në stomak vajzën e tij para se t’i lëvizë këmbët larg trupit të saj.

 

Share With:
Translate »
698 Views