Si i përgjigjet Turi pyetjes më të zakonshme pas martese: Kur do të bëheni me fëmijë?
Një prej dasmave më të përfolura të kësaj vere, e cila u parapriu shumë të tjerave VIP, ishte ajo e Turit dhe Orindës, më 27 korrik. Festa e madhe që mblodhi shumë prej personazheve të njohur në një ceremoni madhëshore, mori vëmendjen maksimale të të gjitha mediave për ditë me radhë. Gati çdo detaj u komentua gjatë dhe për disa herë. Nusja dhe dhëndri dhe të gjithë të ftuarit iu gëzuan festës deri në orët e para të mëngjesit.
Pas dasmës, edhe muaji i mjaltit nuk ishte më pak i komentuar. Turi dhe Orinda, zyrtarisht të martuar, nisën të nxirrnin edhe “problemet” e para të bashkëshortit përkatës.
Ndërsa tani, prej disa javësh të dy i janë kthyer punës – në studiot e tyre, me programet e tyre në Tring dhe Vizion Plus, por nuk i kanë lënë mënjanë edhe planet personale.
I ftuar sot në “Rudina” për të promovuar një aplikacion të ri teknologjik “Falco”, për të cilin ka punuar për më shumë se 6 muajsh, Turi iu përgjigj edhe pyetjes që të gjithë ia kanë bërë pas martese: “Kanë plane për t’u bërë prindër së shpejti?”
“Tri herë në ditë” – tha Turi menjëherë dhe i gjithë publiku e shoqëroi të qeshurën e tij me duartrokitje. Duke vijuar të tregojë më shumë për profilin e Orindës edhe në shtëpi, Turi tha se, ndryshe nga ai, ajo “ka një dimension tjetër që njerëzit nuk e njohin. Orinda është fantastike për të administruar, është e zonja në gjithçka. Unë nuk jam dot kështu”.
Me këtë ai tregoi se edhe kur të vijnë fëmijët, kurdo qoftë e thënë koha, ajo do të jetë sërish një nënë e miradministruar dhe një menaxhuese mjaft e jetës së re. Kështu që Turi nuk i druhet as atij momenti të ri të jetës. Është i mirëpritur! /Revista Class