Si i përjetojnë fëmijët shpërnguljet dhe si t’ia lehtësoni këtë barrë fëmijës
Është e sigurt që çdo familje është përballur me shpërnguljen të paktën një herë në jetë, çka do të thotë që të gjithë jeni në djeni për shkaqet që familjet shpërngulen dhe si përjetohen nga pjestarët e saj. Shpërnguljet nuk përjetohen keq vetëm nga prndërit, por edhe nga fëmijët. Ata fillojnë të mbyllen në vetvete dhe të mos shfaqin interes për asgjë. Në këtë periudhë shumë të rëndësishme të jetës së tyre, ata kanë nevojë për të gjithë vëmendjen tuaj dhe dashurinë e mundshme. Ja cilat janë disa nga hapat që mund të ndiqni për t’i bërë shpërnguljet më pak stresuese për fëmijët dhe të gjithë të tjerët.
Marrja e vendimit për t’u shpërngulur
Para se të shpërnguleni nga një vend në tjetrin duhet të mendoni për benefitet që kjo gjë sjell tek fëmijët tuaj. Sepse nuk duhet të harroni kurrë që është shumë e vështirë që fëmijët të ndahen nga shokët e vjetër, shkolla e vjetër dhe lagjja gjithashtu. Fëmijët kanë nevojë për kohë që të përshtaten me këtë fakt.
Në rast se kjo shpërngulje vjen si pasojë e një ndarjeje apo divorci brenda familjes, duhet t’i lini kohë fëmijët të mendohet se çfarë dëshiron vërtetë të bëjë dhe se me kë do të qëndrojë. Mos veproni mënjëherë, sepse kjo mund ta lëndojë shumë fëmijën tuaj.
Ka dhe raste kur ky vendim nuk ju përket aspak ju, sivç mund të jenë çështje punë. Mendoni në fillim nëse kjo punë është më e rëndësishme se fëmija juaj, nëse është e vetmja mënyrë që ju siguroni jetesën, atëherë mundohuni të gjeni diçka pozitive rreth kësaj shpërnguljeje dhe shpjegojani fëmijës. Mundohuni shumë të dukeni të lumtur në sy të fëmijëve , sepse me shumë ngjasa dhe ata do të jenë po ashtu.
Diskutojeni këtë çeshtje me fëmijën
Pavarësisht si mund të jenë rrethanat, mënyra më e mirë për ta përgatitur fëmijën për një shpërngulje është duke diskutuar me të. Jepuni atyre sa më shumë informacion për shpërnguljet dhe përgjigjjuni sinqerisht çdo pyetjeje që ata ju bëjnë. Fëmijët mund të reagojnë keq për këtë, prandaj duhet të jeni të përgatitur për çdo lloji situate. Fëmijët janë të fokusuar tek pjesa më e errët e gjërave dhe nuk shohin asnjëherë avantazhet që diçka sjell tek jeta e tyre. Por ju si prind keni për detyrë t’ia bëni të qartë këtë fëmijës.
Lërini fëmijët të përfshihen
Duke e bërë këtë ata mendojnë që janë pjesë e familjes dhe se mendimi i tyre vlen shumë. Ata mund të zgjedhin shkollën që duan të vazhdojnë apo dhe lagjen e re ku duan të zhvendosen.
Në qoftë se zona ku do të zhvendoseni ndodhet brenda qytetit do të ishte mirë që ta dërgonit fëmijën ta shikonte shpesh shtëpinë. Është shumë e rëndësishme që ai të ndihet rehat brenda saj. Nëse jo duhet të bëni patjetër diçka, sepse në të kundërt do ta keni akoma dhe më të vështirë me përshtatjen e fëmijës pasi të jeni shpërngulur.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time.