Si ka ndryshuar Kylie Jenner gjatë shtatzanisë

Kylie Jenner është shtatzënë. Ky është lajmi që ka pushtuar mediat, e megjithatë 20 -vjecarja është kujdesur mjaft mirë për ta fshehur këtë.

Nëse do të shikonit fotot e fundit të publikuara nga bukuroshja, do të kuptonit që kanë të gjitha një të përbashkët: selfie të cilat tregojnë vetëm fytyrën dhe jo pjesën e trupit. Nëse pak kohë më parë, Kylie ekspozonte shumë trupin e saj të përsosur (edhe pse është akuzuar se ka bërë shumë ndërhyrje kirurgjikale), gjërat kanë ndryshuar.

Ndonëse përpiqet ta fshehë mirë, nuk ia ka dalë mbanë. Në foton e fundit të publikuar, mund të vini re ndryshimin në fytyrën e më të voglës në klanin Kardashian-Jenner. 20-vjecarja ka shtuar në peshë.

Mesa duket ylli i “Keeping Up With Kardashian” ia ka lejuar vetes të shtojë disa kilogram më shumë. Teoria e grave shtatzëna “ha për dy” qenka përqafuar edhe nga Kylie.

Share With:
Translate »
749 Views