Si ka qenë Capital T fëmijë/ Këngëtari rrëfen në “A Live Night” për fëmijërinë në periudhën e luftës

Ledion Liço mirëpriti këtë radhë në shtëpinë e “Top Albania Radio” këngëtarin Capital T.

Në “A Live Night”, artisti rrëfeu disa momente nga jeta e tij personale, për të performuar më pas disa nga hitet e tij.

I rritur në Kosovë, ai kujton fëmijërinë e vështirë që ka kaluar në periudhën e luftës, por thotë se familja dhe qëndrimi me kushërinj e të afërm të tjerë e kanë bërë te këtë kujtime të bukura dhe të shijojë vitet më të rëndësishme të jetës.

“Në fëmijëri kam pasur shumë kujtime të bukura, edhe pse fëmijëria ime ka qenë në periudhën e luftës. Por gjithsesi e kam shijuar pafundësisht se kam pasur një familje të madhe, me shumë njerëz, me shumë fëmijë rreth vetes, me kushërinj.

Si gjithmonë, pa marrë parasysh kushteve, besoj që fëmijët e shijojnë maksimalisht, sidomos në atë kohë që kemi ndenjur më shumë të mbyllur, bashkë me familjen, me shumë njerëz. Kështu që them se kam pasur një fëmijëri shumë shumë të mirë. Ka qenë një periudhë që më ka mësuar shumë, pavarësisht që nuk është si fëmijët e sotëm që e kanë shumë më të lehtë, për të kuptuar gjërat dhe për t’u ndërtuar si person. Mirëpo kur ka përfunduar lufta, për një kohë shumë të shkurtër, kemi shkuar në Francë dhe derisa kemi vendosur pastaj dhe jemi kthyer prapë”.

Capital T, me emocion ndalet te marrëdhënia e ngushtë me të ëmën, me të cilën rrëfen se ka qenë më i afërt.

“Raportet kanë qenë fantastike në familjen time. Kryesisht me mamin jam më i lidhur për shkak se ka qenë më prezente në jetën time, babi ka qenë i angazhuar në shumë procese shtetformuese, po ashtu ka qenë tërë kohës në udhëtim, shumë i angazhuar”.

Si ka qenë Capital T fëmijë/ Këngëtari rrëfen

Si ka qenë Capital T fëmijë/ Këngëtari rrëfen

Si ka qenë Capital T fëmijë/ Këngëtari rrëfen

Share With:
Translate »
35 Views