Si mund t’i ndihmojmë fëmijët agresivë?

Një metodë interesante për t’i ndihmuar fëmijët agresivë do të ishte përdorimi i gjuhës që ata njohin më mirë, ku do të futeshin lojërat e ndryshme strukturore që promovojnë tek fëmijët empatinë, aftësitë sociale dhe forcojnë vetëvlerësimin.
Gjithashtu për prindërit është mjaft e rëndësishme që përballë këtyre situatave të ruajnë qetësinë, të mundohen që mos ta qortojnë dhe të presin derisa fëmija të qetësohet, duke parë që ne nuk po irritohemi fëmija qetësohet. Në këtë mënyrë kemi mundësi që t’i afrohemi pranë dhe ta pyesim mbi arsyet që ndikuan në atë gjendje. Kjo mënyrë e ndihmon të reflektojë dhe të njohë më mirë veten.

Share With:
Translate »
722 Views