Si ndryshon jeta e një mashkulli kur vjen në jetë një vajzë?

Nga të gjitha përvojat që një mashkull përjeton gjatë jetës së tij, pak prej tyre janë aq të mrekullueshme sa të pasurit një vajzë. Një krijesë kaq e vogël, por që sjell një ndryshim të madh.

Ja se si ndryshon jeta e një mashkulli kur vjen në jetë një vajzë

Kur lind një vajzë, një burrë shpejt mëson të bëhet një version më i mirë i vetvetes. Të ketë më shumë respekt dhe siguri, me qëllim rritjen e krijesës në mënyrën më të sigurt dhe më të lumtur. Me ardhjen në jetë të një vajze, ai kupton pse e mësuan t’i trajtojë mirë gratë dhe dëshiron që vajza e tij e vogël të mbajë të drejtat e saj dhe të njihet për cilësitë e saj.

Për një mashkull, lumturia e vajzës së tij është e para në shkallën e vlerave, 1000 hapa më lartë se çdo punë dhe sukses profesional. Jeta e një mashkulli ndryshon në mënyrë të konsiderueshme me ardhjen në jetë të një vajze: në rast ndarjeje ai e kupton se nuk duhet të luftojë me ish-in sepse kjo do të thotë të mos mendoj për të mirën e thesarit më të çmuar të tij.

Si ndryshojnë prioritetet

Nëse më para jetonte vetëm për vete, tani ai e di se ka një thesar të madh në krahët e tij dhe përkushtohet që gjithmonë t’i ofrojë më të mirën fëmijës së tij. Ai papritmas kupton se duhet të përfshijë një tjetër person të vogël në planet e tij të ardhshme! Një vajzë e bën një mashkull më emocional dhe zgjon një ndjenjë të madhe përgjegjësie. Kur e shikon atë, ai kupton se ka për detyrë t’i japë asaj të gjitha mundësitë e mundshme dhe të paimagjinueshme për një jetë të lumtur.

Një baba është një shkëmb i ngurtë, një strehë e sigurt ndërkohë që çdo gjë tjetër po bie. Një dashuri e pastër dhe e pakushtëzuar që nuk do t’i gjendet asnjëherë tjetër. Të kesh një vajzë është një dhuratë e veçantë për çdo njeri, sepse prania e saj i mëson ta shohë botën nëpërmjet syve të mbushur me ndjeshmëri dhe dashuri. Ndërsa në të njëjtën kohë ai është i blinduar për të garantuar mbrojtjen e pafund për atë krijesë të vogël dhe të pafuqishme që ai ka sjellë në këtë botë.

Jeta e një mashkulli ndryshon me ardhjen në jetë të një vajze, sepse ajo zgjon anën e tij më të bukur dhe sepse ekzistenca e tij bëhet edhe më e veçantë nën shoqërinë e një princeshe për ta dashur. A nuk është kështu?

Share With:
Translate »
1032 Views