Si në filma, 20 vjet pas lindjes zbulon rastësisht se është ngatërruar në maternitet
Një nga shakatë më pa kripë që fëmijët e mëdhenj bëjnë me motra-vëllezërit e vegjël është: ti je ngatërruar në maternitet. Po kësaj radhe nuk bëhet fjalë për shaka e as për ndonjë skenar filmi, por për një histori të vërtetë.
Një 20-vjeçare nga Madridi, Spanjë ka zbuluar përmes një analize ADN-je se nuk është vajza biologjike e prindërve të saj. Rastin e ka denoncuar dhe spitali ka marrë përsipër gabimin. Në një deklaratë publike thonë se bëhet fjalë për një gabim njerëzor dhe se e kanë të pamundur të gjejnë përgjegjësin.
Detajet tregojnë se dy vogëlushet që janë ngatërruar kanë qenë nën peshë dhe të vendosura në inkubator. Vajza qaë zbuloi rastin ka kërkuar dëmshpërblin 3 milionë euro. Kurse tjetra është vënë në dijeni.
Spitali nga ana tjetër është justifikuar se në ato vite koha ka qenë ndryshe, nuk ka pasur sistem të kompjuterizuar dhe se sot nuk mund të ndodhë sërish diçka e tillë. Të dyja vajzat, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, kishin lindur me 5 orë diferencë nga njëra tjetra.