Si në serialet turke! Fejohet motra e Almeda Abazit dhe ndjek çdo traditë të Stambollit gjatë ceremonisë

Motra e ish-Missit shqiptar Almeda Abazi, Ilda është fejuar ditën e sotme me partnerin e saj Kenan Sipahi. Është Almeda, e cila përmes disa fotosh të publikuar në rrjetet sociale, pubikon detaje nga ceremonia dhe uron të motrën për fejesën me basketbollistin.

“Uroj të jeni shumë të lumtur. Ju dua shumë Ilda dhe Kenan” – shkruan moderatorja shqiptare.

Familja e Almedës jeton në Turqi dhe duket se kanë ndjekur traditat e vendit. Në ceremoninë e fejesës, marin pjesë vetëm familjarët e çiftit dhe siç e do zakoni, dhëndri së bashku me prindërit ka shkuar të kërkojë dorën në familjen e nuses.

Dhe duket se nëna e dy vajzave bukuroshe ka dhënë bekimin për çiftin dhe menjëherë në duart e tyre vendosen unazat e fejesës të lidhura nga një shirit i kuq. Dhe është i ati i dhëndërit, ai që pret shiritin duke fejuar kështu çiftin!

View this post on Instagram

#wheninmilano 💕🛍🛵☕️🥐🍦🇮🇹

A post shared by Ilda Abazi (@ildabazi) on

Share With:
Translate »
2560 Views