Si nënë e 6 fëmijëve, Angelina Jolie jep këshillat më të mira për prindërimin nga eksperienca personale

Aktorja shumë e famshme dhe e dashur për publikun, Angelina Jolie, është nënë e 6 fëmijëve, të cilët i ka së bashku me ish-partnerin, Brad Pitt.

Sigurisht që puna me 6 fëmijë njëkohësisht s’ka qenë e lehtë, mirëpo Angelina është munduar t’i edukojë siç duhet dhe të jetë një shembull i mirë për ta në të ardhmen.

Për “Hello”, aktorja foli si rrallëherë për eksperiencën e saj si nënë dhe marrëdhënien që ka me fëmijët. E pyetur për vlerat që i mëson fëmijëve, Jolie tregoi:

“Mirësia, për të tjerët dhe veten. Është e rëndësishme të jesh i përulur. Të dish lirinë që të takon dhe gjërat me të cilat je i bekuar dhe të ndihmosh të tjerët. Mbi të gjitha, s’duhet të harrojmë vendin që na takon! Jemi të gjithë njerëz me të meta. Jemi pjesë të vogla të një bote të madhe. Sa më shumë rriten, kuptoj që fëmijët e mi janë bërë individë të fortë dhe mendjehapur.

Mundohem t’i udhëheq përmes shembullit dhe të jem e mirë me ta, ashtu siç nëna ime ishte me mua, e dashur dhe tolerante. Por nëse ka një zënkë që duhet bërë, përfshihuni në të! Duhet ta përgatisim gjeneratën e ardhshme sepse po ndodhin kaq shumë gjëra në botë!”- u shpreh aktorja.

Gjithashtu, Jolie shtoi se aktualisht po punon me një projekt së bashku me “BBC” në lidhje me fëmijët.

Share With:
Translate »
428 Views