Kujt i ngjason Archie në të vërtetë? Ellen DeGeneres ka një përgjigje shumë të qartë

Moderatorja e njohur amerikane, Ellen DeGeneres ka zbuluar se ka takuar nga afër dukeshën dhe dukën e Sussex. Ajo tregoi se pati mundësi t’i njohë nga afër dhe i cilësoi si një çift shumë i dashur. “Do të them diçka që nuk mendoja se do e thoja, por shpenzova gjithë mbrëmjen me Princ Harry-n dhe Meghan Markle. Dua të them se ishte një nder për mua që i takova. Ata janë të mrekullueshëm”, u shpreh figura e njohur.

Ajo pohoi gjithashtu se kishte pasur mundësinë të shihte dhe Archie-n, i cili dukej si një kopje e Harry-t sipas saj.

Menjëherë pas këtij momenti ndjekësit e pallatit mbretëror janë emocionuar edhe më shumë, duke shpresuar se në një të ardhme të afërt do ta shohin sërish më të voglin e familjes ‘Kensington’.

Share With:
Translate »
420 Views