Si pa kuptuar, djali i Kylie Jenner është 1 vjeç!

Pasi postoi për herë të parë portretin e djalit të saj në rrjetet sociale javën e shkuar, Kylie Jenner ka ndarë një kolazh videosh të të birit. Si pa kuptuar, është bërë një vit që nga ardhja e tij në jetë dhe vendosja në qendër të medias për emrin dhe tani Aire feston ditëlindjen e parë.

Mami Kylie i ka kushtuar një shkrim të veçantë fëmijës së saj të dytë për ta uruar.

Aire, djali im, hëna ime, yjet e mi, viti më i bukur i jetës time me ty. Ti na plotëson engjëlli im i vogël. Mami të do shumë. Gëzuar ditëlindjen e parë. Zoti të bekoftë gjithnjë”.

View this post on Instagram

A post shared by Kris Jenner (@krisjenner)

Veç Kylie, edhe gjyshja e tij, Kris Jenner ka ndarë një postim të ëmbël për nipin e saj. “Gëzuar ditëlindjen nipi im i çmuar Aire! Je djali më i ëmbël me buzëqeshjen më të ëmbël  dhe je drita e jetëve tona! Ti i dhuron kaq shumë gëzim dhe dashuri familjes tonë dhe në të adhurojmë! Sa i lezetshëm që je, nuk e besoj dot që je 1 vjeç! Të dua përjetë me të gjithë fuqinë e zemrës time!

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, më 1 Shkurt ishte 5-vjetori i vajzës së Kylie, Stormi.

Share With:
Translate »
64 Views