Kripë dhe vezë në ujin kur lahet bebi? Mjekja: Nuk është e lejueshme, ndikon në pH e ujit

Sot në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan është trajtuar tema se si duhet të lajmë një bebe të vogël dhe çfarë duhet të kemi parasysh. Të ftuar në studio kanë qenë Migena Kika, neuro-pediatre dhe Loreta Kuneshka, dermatologe.

E pyetur nëse hedhja e kripës apo e vezës në ujin ku lahet bebja është e mirë apo e keqe, mjekja Kika shprehet se nuk është e nevojshme dhe se mund të ndryshojë pH e ujit duke dëmtuar lëkurën e bebes.

Agida Koçi: Tek larjet kam parë të paktën e kanë bërë nga zona ime që mamatë shtojnë në ujë kripë ose dhe vezë për ta bërë si ujë deti apo për t’i shtuar kripëra minerale. E rekomandoni?

Migena Kika: Muajt e parë teorikisht mirë nuk është. Nuk ka arsye dhe unë  e thashë që të paktën 3 muajt e parë vetëm me ujë edhe nëse bëhet banja e plotë edhe nëse bëhet banja e pjesshme. Sigurisht që çdo gjë që shtohet alteron pH e ujit dhe mirë nuk do të jetë. Duke e parë në kuadrin e mamës edhe unë kam rënë në këtë pjesë nën presionin e mamit tim apo të vjehrrës sime kur i kam pasur të vegjël, kështu që personalisht i kam përdorur dhe unë dhe kripën dhe vezën. Nuk ka nevojë, sot ka shumë mënyra sesi mund t’i marrim informacionet dhe mama duhet të vendosë vetë apo prindërit duhet të vendosin vetë çfarë e quajnë më të mirë në bazë të informacioneve që kanë dhe në bazë të intuitës se çfarë duhet të bëjnë me bebin e tyre.

Share With:
Translate »
69 Views