Si po e kalojnë fëmijët e Bill Gates divorcin e prindërve? Ja t’u hedhim një sy

Bill Gates po pushon me vajzën e  madhe nga pasojat e divorcit të tij. Dukej tepër i qetë në një foto të shpërndarë ne rrjetet sociale.

“Nuk ka asgjë më me vlerë sesa të kalosh kohë me familjen”, shkroi Jennifer në Instagram, ku dukej shumë e lumtur.

Bilioneri 65 vjeçar, themeluesi i Microsoft shfaqet në foto i veshur me një bluze polo ngjyrë blu, pantallona kaki edhe atlete të zeza.

Një qenush ishte në foton e fshirë më parë duke zbukuruar foton babë e bijë.

Jennifer gjithashtu ka ndarë me publikun në diten e nënës një foto me mamanë e saj Melinda, motrën e vogël dhe e ka shoqëruar postimin duke thenë “Je mbretëresha, heroina dhe mami jonë çdo ditë”.

Më e madhja e fëmijëve të Gates gjithashtu postoi një foto me të fejuarin e saj, kalorësit të shfaqjes me kuaj egjiptian Nayel Nassar.

“Mezi pres të martohem me ty”,- shkruajti ajo.

Postimet familjare janë bërë pasi Bill dhe Melinda njoftuan se do të divorcohen pas 27 vitesh martesë. “Pas një arsyetimi të fortë dhe shumë punë në marrëdhënien tonë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë”,- njoftoi çifti më 3 maj.

Share With:
Translate »
267 Views