Çfarë më ka mësuar të qenit nënë

Jam nënë për 29 vjet, kam 2 fëmijë vajza dhe kam dashuri të pafund, për to.  Jam gjithashtu psikologe me 23 vjet përvojë profesionale. Këtu janë 15 gjërat që më ka mësuar mëmësia – por jo diplomat!

1.Dashuria mbi të gjitha. Kur jap dhe marr dashuri, gjithçka bëhet më e bukur, jeta më e mirë, në baza ditore.

2.Komunikimi: Kam mësuar të dëgjoj atë që secili nga fëmijët më thotë me fjalë, veprime dhe sjelljen e tij. Dhe mësova të mos dënoj, por të kuptoj, të inkurajoj, të mbështes.

3.Asnjëherë nuk jemi 100% gati të bëhemi nëna.

4.Por në mënyrë paradoksale, kur bëhemi mami ne jemi 100% të gatshme për rolin tonë.

5.Të kem durim.

6.Të jem këmbëngulëse.

7.Të njoh që secili nga fëmijët është i ndryshëm.

7.Të mos bëjë krahasime midis fëmijëve të mi ose me fëmijë të tjerë dhe të njoh përparësitë e secilit fëmijë.

8.Të mos pres që fëmija im të jetë si unë. Por të shpresoj se çdo fëmijë i imi do të jetë më i mirë se unë!

9.Ta lë fëmijën tim të provojë vetë dhe të mos i jap zgjidhjen. Sepse vetëm kështu e ndihmoj të kultivojë fuqinë e saj/tij.

10.Të mos jem kontrolluese dhe të mos përpiqem të menaxhoj dhe kontrolloj çdo detaj të jetës së fëmijëve të mi. Sepse në atë mënyrë ata do të mësojnë të mbajnë timonin e jetës së tyre.

11.Shpërblimi i sjelljes së mirë funksionon shumë më mirë sesa ndëshkimi i sjelljes së keqe.

12.T’i mësoj fëmijët e mi SI të mendojnë, jo çfarë të mendojnë.

13.T’i jap çdo fëmije kohë cilësore, produktive. Dhe t’i shijojë këto momente të bukura.

14.Ka gjithmonë kohë të vështira ose të këqija. Të di si t’u kërkoj falje fëmijëve të mi dhe të pranoj faljen e tyre.

15.Të mos harroj se gjëja më e rëndësishme është t’u deklaroj dhe t’u tregoj atyre çdo ditë dashurinë time. Thjeshtë dhe në mënyrë autentike.

Sepse nuk jam një mami perfekte, por jam një mami e vërtetë, autentike.

*Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

/Revista Psikologji

Share With:
Translate »
116 Views