Si rrallëherë, Alban Skënderaj flet për fëmijët: Duami është zjarr, Ameli më ngjan mua

Në puntatën e sotme të “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, pjesë e saj është edhe një prej artistëve më të mirë dhe më të dashur të skenës. Alban Skënderaj i është bashkuar historisë që do të prezantohet pas pak në studio me dëshirën e madhe për të dhuruar sadopak lumturi.

Përpara se të nisë rrëfimi i historisë, moderatori Ardit Gjebrea ndalet pak te projektet e fundit të këngëtarit. “Copa copa”, një bashkëpunim me Dafina Zeqirin, “Mbretër pa kurorë” apo “Festojmë” janë këngët e tij më të fundit të cilat janë mirëpritur gjerësisht nga publiku. Por si e shijojnë suksesin e Alban Skënderajt djali dhe vajza e tij?

Ardit Gjebrea: Si reagojnë Ameli dhe Duam ndaj këngëve të tua, pra dy fëmijët e Albanit. Ameli është, sa vjeç?

Alban Skënderaj: Ameli mbushi 7 dhe Duami mbushi 3 para pak javësh. Me thënë të drejtën ende reagojnë shumë mirë sepse vjen një moshë dhe ti mund ta dish shumë mirë që bëjnë edhe pak atë snobin dhe duan të jenë interesantë për veten e vet. Ende janë të dhënë pas muzikës sime dhe të Miriamit kuptohet. Ameli ka filluar e kupton protagonizmin e një artisti dhe është pak më e tërhequr, kurse Duami është zjarr dhe sa dëgjon tingujt tanë është nuk e di, është një gjë që ndoshta reagimin më të madh e ka kur dëgjon këngët tona. Unë gëzohem shumë patjetër por nuk është që automatikisht i shtyj të këndojnë edhe ata, ose të përmirësohen apo të bëhen artistë domosdoshmërisht.

Ardit Gjebrea: Kush ka marrë nga kush?

Alban Skënderaj: Siç po ecin punët, vajza është më shumë nga unë kurse Duami më shumë nga Miriami.

Share With:
Translate »
25 Views