Lindi vajzën dhe e quajti Olta, por u rrit si Ana: Më akuzuan se shita fëmijën
Vajza e dytë e Mirandës është lindur me emrin Olta, por në moshën 5-vjeçare emri i saj u ndryshua në Ana. Në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, Miranda tregon se zanafilla e kësaj nis me një vjedhje në shtëpinë ku ajo jetonte me dy vajzat pasi ishte larguar nga burri.
Pas asaj vjedhjeje, e mbetur me dy vajza të vogla, Miranda pësoi një tronditje të thellë psikologjike dhe u shtrua në spital. Vajzat mbetën të vetme dhe një fqinji të cilit i vinte keq për to, njoftoi nënën e Mirandës që t’i merrte e të kujdesej për to. Kjo e fundit i ndau mbesat, por më vonë ndau edhe të bijën nga Olta.
Miranda: I merr nëna ime. Vajzën e madhe e çon tek ish-vjehrra, këtë të voglën, Anën e mban vetë dhe te ky komshi kishte ardhur një çift italianësh që kërkonin fëmijë, nga që këto bëheshin shumë, filluan i kujt është, kujt s’është. Motra e kishte djalin 8 muaj më të madh, kjo ishte 8 muaj ë e vogël kështu që s’mund të ishin as binjakë, as në një vit. I shpjegojnë që është e motrës, ajo është e ndarë, është e sëmurë.
Ardit Gjebrea: Është në spital.
Miranda: Dhe këto dhanë një mendim që ta marrim ne këtë fëmijë, të kudjesemi dhe kur motra të dalë nga spitali, të marrim dhe motrën ta kurojmë atje. Unë nuk kisha nevojë për një kurim spitalor, unë kisha nevojë për një mbështetje, për një afrimitet, të kisha njerëz afër.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë ti ishe në sptial dhe ato që po bënin planin që t’ia jepnin Oltën tënde çiftit italian?
Miranda: Po. Dhe këtë e bënë nëpërmjet raportit mjeko-ligjor sikur unë nuk jam e aftë për të rritur fëmijë.
Ardit Gjebrea: Po ty të morën leje?
Miranda: Jo, fare. Unë nuk kam asnjë lloj firme të vendosur në asnjë vend.
Ardit Gjebrea: Po si iku fëmija jashtë?
Miranda: Edhe certifikata e vajzës është e falsifikuar sepse ajo është e datëlindjes 1987 dhe i është bërë 1986.
Ardit Gjebrea: Dhe ta morën vajzën?
Miranda: Pas kësaj, unë keq e keq isha me ato që më kishin ndodhur, u bëra edhe më keq me këtë që më ndodhi. Dhe plus, që shumë herë më kanë thënë që ke shitur fëmijën, gjë që unë s’e kisha bërë asnjëherë. Shumë u përfol sikur unë kam marrë lekë, gjë që kjo e ëvrtetë, më erdhi shumë keq që s’u vërtetua asnjëherë. Unë nuk di të kem marrë një çamçakëz t’ia kem dhënë motrës së Oltës, së Anës, jo më lekë.