Si ta ndihmosh fëmijën që të mos e lagë shtratin gjatë natës
Sipas studimeve, në moshën 4-7- vjeçare 15% e fëmijëve kanë tendencën të urinojnë në shtrat. Nisur nga çfarë sugjerojnë specialistët, më poshtë gjenden disa strategji fare të thjeshta se si ju prindërit duhet të veproni:
Ulni sasisë e lëngjeve të konsumuara përpara gjumit
Sigurohuni që fshikëza e fëmijës të mos jetë e tejmbushur përpara gjumit. Mundohuni që lëngjet t’i zhvendosni për në mëngjes ose drekë. Po kështu mësojeni të voglin/ën të shkojë në tualet para se të flejë. Shndërrojeni në një rutinë.
Shmangni disa ushqime të caktuara që e irritojnë fshikëzën
Sekreti është të mbani larg fëmijëve ushqime acidike si: lëngje frutash me përmbajtje limoni, portokalli, ananasi, molle ose boronice; qumësht, kos, çaj, çokollatë të nxehtë ose pije të gazuara me shumë sheqer ose kafeinë
Siguroni një vajtje në banjo gjatë natës
Përpiquni ta stërvisni fëmijën në atë mënyrë që të ndërgjegjësohet dhe zgjohet për çdo herë që i shkohet në banjo. Nëse në fillim do çohet për vetë faktin se erdhët dhe ia kujtuat ju, pas një jave do t’i jetë kthyer gradualisht në refleks.
Të tjera:
Flit me fëmijën
Shtojini magnez në dietë
Jepini nga një shpërblim çdo ditë që nuk e lag shtratin
Jepini përgjegjësi (rrobat e lagura futini bashkë në lavatriçe)
Ndërgjegjësohu se kur duhet ta takosh një mjek:
Fëmija është mbi moshën 5- vjeçare dhe vazhdon të ketë incidente gjatë ditës dhe natës
E lag shtratin edhe pas moshës 7- vjeçare