Si të kujdeseni për shtatzani të dëshiruar dhe të padëshiruar pas abortit

Shtatzëni e padëshiruar pas abortit

shtatzeni ne rrisk

Shumë gra janë të shqetësuara për rrezik të një shtatzënie të re menjëherë pasi kanë përfunduar një abort. Shumë prej tyre nuk e kuptojnë se mund të mbeten shtatzënë menjëherë 7-10 ditë pas një aborti. E vërteta është se çdo grua që provon një abort, mund të mbetet shtatzënë edhe nëse ka akoma gjakrrjedhje.

Në këtë rast është tejet e rëndësishme që të përdoret një formë e besueshme vetëkontrolli. Kontrolli fillon gjatë javës pas ndërprerjes së shtatzënisë. Plani A qëndron te përdorimi i pilulave të kontrollit, apo injeksione të formave të tjera, të cilat duhet të fillojnë brenda një jave nga aborti. Nëse seksi i pambrojtur ndodh 8 ose më shumë ditë pas abortit, është më mirë të përdorësh metodat kontraceptive.

Shtatzëni e dëshiruar pas abortit

Shumë gra janë gjithashtu të shqetësuara se aborti mund t’u shkaktojë probleme me pjellorinë dhe duan të sigurohen se do të jenë në gjendje të mbeten sërish shtatzënë kur të jenë gati. Aborti i zakonshëm nuk shkakton probleme me fertilitetin. Ato vijnë nga dhëmbëza të pazakonta brenda mitrës, të cilat ndodhin pas një procedure të tipit: abort spontan, apo trajtim jo i duhur, pasi dëmtohen indet përgjegjëse. Gjinekologët në përgjithësi sugjerojnë të kalojnë 3 muaj, për të lejuar vetërregullimin e plotë të funksionit ovarian dhe për të maksimizuar gjasat për të përfunduar në një shtatzëni të re dhe pa komplikime. Organizata Botërore e Shëndetësisë e zgjat këtë periudhë pritje deri në 6 muaj.

Një abort spontan do të thotë një ndërprerje e shtatzënisë, e shkaktuar nga shkaqet patologjike që përcaktojnë vdekjen e fetusit brenda ditës së 180-të të shtatzënisë. Shkaqet mund të jenë të ndryshme: nga një predispozitë gjenetike, në një anomali të anatomisë së mitrës. Por edhe faktorët endokrinë, infeksionet, anomalitë e placentës, sëmundjet e nënës, ekspozimi ndaj faktorëve toksikë ose marrja dhe përdorimi i drogës.

Të ndihesh gati!

Nuk ka arsye fiziologjike për të pritur, pa u marrë parasysh faktorët emocionalë dhe përvoja në çift. Ju duhet të merrni në konsideratë për të nisur përpjekjet, disa kritere që duhet t’i plotësojë trupi juaj:

 Cikli juaj është kthyer normalisht

 Trupi juaj ka filluar të prodhojë hCG përsëri

 Të gjitha indet e placentës janë jashtë mitrës tuaj

 Mitra juaj është shëruar plotësisht

 Muret endometriale (mitrsës) janë të fortë dhe të shëndetshëm

Mjeku juaj thotë se është e sigurt që të provoni përsëri

 Ju jeni emocionalisht gati për të provuar përsëri

Është e rëndësishme të mbani mend se nuk ka në të vërtetë një kohë të ‘përsosur’ që të përpiqeni për të mbetur përsëri shtatzënë. Ju do ta provoni kur të ndiheni gati. Bisedoni me mjekun që është kujdesuar për shëndetin tuaj se kur duhet të kryeni marrëdhënie seksuale pas abortit.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi www.earlyabortion.com

Share With:
Translate »
4203 Views