Si të reagoj kur fëmija im fillon shenjat e para të alergjisë në ushqim?

Si të reagoj kur fëmija im fillon shenjat e para të alergjisë në ushqim? – Është një ndër pyetjet të cilat prindërit parashtrojnë tek profesionistët shëndetësorë.

Kjo pasi alergjia në ushqim, e sidomos atëherë kur fëmija fillon të njoftohet me ushqimet e para mund të jetë e shprehur shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Një skuqje e lehtë mund të kërkojë largimin e ushqimit dhe administrimin e ilaçeve. E simptomat më serioze kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Ndërkohë që, Jessica Prince, MD, ka thënë se reaksionet alergjike që përfshijnë vetëm lëkurën apo teshtitjen kërkohet të telefononi pediatrin tuaj.

“Nëse fëmija juaj shfaq simptoma më të rënda si kruarje në fyt, vështirësi në frymëmarrje apo edhe ndryshim në zërin e tij, telefononi emergjencën.”, ka thënë ajo.

Pas reagimit fillestar, prindërit duhet të mbesin në kontakt me peditrin për të diskutuar rreth testimit të alergjisë.

“Standardi aktual i kujdesit për një alergji ndaj ushqimit është shmangia e ushqimit dhe kontrollimi i përsëritur i testimit për çdo vit për të përcaktuar nëse alergjia është rritur më shumë”, thotë Dr.Tricia Lee.

Share With:
Translate »
71 Views