Si të visheni në takimin e parë me mamanë e të dashurit

Nëse jeni në dilemë cfarë të vishni kur takoni vjehrrën për herë të parë dhe takimi është vetëm çështje ditësh, na lini t’ju japim një dorë.

1.Kjo këmishë-bluzë është serioze por jo e mërzitshme. Nuk është ide e mirë ta teproni me seriozitetin!

2. Gjithmonë mendoni se nëna e tij do të jetë më konservatore se ju, kështu që me një palë xhinse jeni në rregull. Pastaj, bëni mirë ta pyesni më parë të dashurën çfarë stili ka mami. Harmonia fillon nga veshja!

3. Bëni kujdes me këpucët. Takat s’duhet të jenë shumë të larta. Pastaj, nëse s’jeni 100% të sigurta se mund të ecni gjithë lavdi me to, më mirë mos i vishni fare. Në vend të tyre balerinat janë shpëtim.

4. Përsa i përket aksesorëve, një varëse minimaliste do të ishte perfekte. Do të dukeni me shije dhe shumë fine. Nëse nuk jeni tip varësesh, vendosni një orë.

Ah, mos harroni që një dhuratë e vockël tregon respekt. Një buqetë me lule apo një qiri i mirë aromatik janë ide fantastike. Vjehrra do ndihet e bekuar!

Share With:
Translate »
1295 Views