Si u bë Gail Becker gruaja e 7 më e pasur në botë nga receta që krijoi për fëmijët e saj të sëmurë
CEO e “Caulipower”, Gail Becker dha dorëheqjen nga puna e saj në 2016-ën për të themeluar një kompani ushqimesh të ngrira, të specializuar në produkte pa gluten. Tani, në moshën 57 vjeç, pasuria e saj shkon në 245 milionë dollarë.
Po si lindi ideja për të bërë këtë biznes?
Ajo filloi të rikrijonte receta pa gluten pasi fëmijët e saj u diagnostikuan me sëmundjen Celiake (Sëmundje e tretjes). Becker nuk e dinte 5 vite më parë se receta e saj shumë shpejt do ishte një ‘’pioniere’’ e brumit të picës të bërë nga lulelakra, një trend i madh i viteve të fundit në industrinë e ushqimit, por edhe diçka e shëndetshme.
‘’Isha shumë e zhgënjyer nga koorporatat amerikane dhe vendosa të heq dorë dhe të krijoj kompaninë time’’, ka thënë Becker për Forbes.
“E fillova në kuzhinën time sepse doja t’u tregoja djemve të mi që s’është kurrë vonë që t’ia dalësh vetë mbanë”, thotë Becker.
“Caulipower”, me bazë në Los Anxhelos gjeneron 100 milionë të ardhura në vit. Produktet e ngrira të kompanisë gjenden në 25,000 dyqane, duke përfshirë Target dhe Kroger.
Ky sukses ishte i mjaftueshëm për të vendosur Becker në vendin e shtatë të listës së Forbes, për gratë më të pasura ‘’selfmade’’ në Amerikë. Forbes e vlerëson kompaninë në vlerën e 500 milionë dollarëve.
Becker nuk shprehet më tepër rreth asaj që mendon për të ardhmen e kompanisë së saj. T’u bashkohet kompanive si Nestlé apo Unilever është një mundësi që ajo e mirëpret. Sa për suksesin, insiston që kushdo mund të ketë suksesin e saj me Caulipower.
‘’Suksesi nuk erdhi vetëm prej aftësive të mia menaxheriale. Tregu kishte mungesa. Ushqyerja e shëndetshme ka pasur vështirësi. Unë vetëm solla në treg atë çfarë nevojitej”, shprehet ajo.