Si u maskuan fëmijët e VIP-ave shqiptarë për Halloween
Halloween-i ka bërë që të gjithë fëmijët edhe në Shqipëri të maskohen sipas personazheve vizatimorë apo sipas fantazisë së tyre. Në rradhët e tyre, ata që bënë xhiron e rrjetit ishin fëmijët e personave publikë. E para në rradhë vjen Amaris, vajza e Sonila Meços, e veshur si një magjistare e vogël.
Ndërsa Grace, vajza e madhe e Aurela Gaçes, kishte një veshje të veçantë si personazhi i saj i preferuar.
Maçokja e bukur e Jonida Aliçkollit, mbante veshur një fustan të bardhë dhe mustaqet e vizatuara në faqe.
Kian, emri i të cilit do të thotë “Diell”, solli nxehtësinë e demonit dhe jo të emrit.
Kaltrina, vajza e këngëtarit të ndjerë Dr. Flori po ashtu mbante veshur një fustan i zi dhe disa të gërvishtura të pikturuara në fytyrë.
Ledina Çelo e solli më shpejt festën dhe jo vetëm në veshje por edhe në dekorin e shtëpisë. Erlisi, fëmija i madh i këngëtares u vesh si një skelet.
Alana, vajza e Rudina Xhungës, zgjodhi mantelin e zi dhe kurorën e mbretëreshës në parakalim.
Vajzat e Teuta Krasniqit u veshën njëra si Borëbardha dhe tjetra stil rock.
Kllouni më i bukur i shfaqjes së organizuar për Halloween sipas Fjodora Fjorës ishte djali i saj, Alteo.
Renee, vajza e Norës dhe Robertit u vesh si Minnie të cilën e mban edhe në krahë.
Të njëjtin personazh të preferuar si duket ka patur edhe Ella, vajza e Emina Çunmulaj, e veshur si Minnie Mouse.
Ndërsa preferenca e Joelit, djalit të Ermalit dhe Amit ka qenë kostumi prej skeleti. Nëse babi i tij ka zgjedhur të na bëjë të qeshë, Joeli për Halloween do na bëjë “të dridhemi” nga frika. /Kids’ Time