Siç i ka lezet një familjeje nga Tirana! Vesa Luma tregon si e priti vjehrra në Shqipëri pas 2 vitesh mungesë

Ditën e djeshme pas një udhëtimi prej 31 orësh, Vesa Luma preku Shqipërinë pas 2 vitesh mungesë së bashku me djalin e saj, Lianin. Këngëtarja tregoi se gjatë 12 orëshit të parë të udhëtimit ata hidratuan lëkurën bashkë me Lianin për t’u relaksuar dhe për të marrë me qetësi rrugën e gjatë. Ajo publikoi dhe një foto të Lianit dhe tregoi se i vogli e përballoi udhëtimin në formën më të mirë të mundshme.

“22 orë më vonë. I vogli im është shumë i fortë. Jam shumë krenare për ty Lian”, shkroi ajo përkrah fotos së vogëlushit.

Me të mbërritur në Shqipëri ajo publikoi një video nga dritarja e avionit, ku u shpreh e emocionuar që më në fund shkeli në vendin e saj pas dy viteve.

Nuk mund ta besoj, kanë kaluar 2 vite”, shkroi Vesa e përlotur.

Këngëtarja ka vizityuar menjëherë shtëpinë e vjehrrës së saj, nënës së Big Bastës. përmes një postimi në Instagram, vesa ka treguar se vjehrra e ka pritur ashtu siç i ka lezet një familje tipike nga Tirana. Këngëtarja ka publikuar në Instagram foto e një pjate me fërgesë, që është një ushqim tradicional i kësaj zone.

Kur e ke vjehrrën Tironse“, ka shkurar Vesa përkrah fotos. /iconstyle.al

Share With:
Translate »
136 Views